Lajme
KQZ-ja ua ndalon partive mbi 180 mijë euro si gjoba
Demokracia
14:50 | 24 Mars 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ndalesën e gjobave të subjekteve politike, që u janë shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).

KQZ ka miratuar ndalesën e gjobave të papaguara për katër subjekte politike, të cilat përfitojnë nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për 2021, gjoba të shqiptuara nga PZAP për Zgjedhjet e Parakohshme parlamentare, që u mbajtën më 14 shkurt, shkruan Demokracia.com.

Bazuar në vendimin e miratuar nga KQZ, Lëvizjes Vetëvendosje do iu ndalohet shuma e gjobës prej 40 mijë e 700 euro, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), 66 mijë e 100 euro, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) 20 mijë e 600 euro dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), 52 mijë e 750 euro.

“Ndalesa e gjobave, subjekteve politike nga pika 2 e këtij vendimi, nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike do të bëhet në dy këste: ndalesa e parë në tremujorin e dytë (TM2) dhe ndalesa e dyte në tremujorin e tretë (TM3)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Demokracia.com/

Të ngjashme