Lajme
KQZ-ja tregon se kur mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
13:54 | 31 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas njoftimit, afati i aplikimit për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike përfundon më 5 shkurt, kurse afati për akreditimin e mediave përfundon më 9 shkurt.

“Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve vendore përfundon më 5 shkurt 2021, kurse afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare përfundon më 9 shkurt”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KQZ-së.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Njoftim lidhur me akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 31 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike përfundon më 5 shkurt 2021. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/

Afati për aplikim për akreditim të mediave përfundon më 9 shkurt 2021. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve vendore përfundon më 5 shkurt 2021. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-ojq-ve/

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare përfundon më 9 shkurt 2021. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-ojq-ve/

Vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Aplikimet mund të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë orarit të punës 08:00 – 18:00. Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: +3833820081010 & +38338211995.

Vërejtje: Aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme