Lajme
KQZ-ja publikon broshurën e kandidatëve, këta janë bartësit e listës së partive garuese
Demokracia
21:50 | 02 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar broshurën e të gjithë kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, e ku janë fshirë numrat e kandidatëve, të cilëve u është mohuar kandidimi.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara broshura këtë vit ka disa specifika më ndryshe pasi disa parti për shkak të vendimit të KQZ-së do të garojnë në zgjedhje me më pak kandidatë.

Në listat e publikuara nga KQZ-ja, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin, e që në bazë të kësaj, Osmani është edhe bartëse e listës, shkruan Demokracia.com.

Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavriqi me numër 31.

Nga lista e AAK-së vërehet mungesa e kandidatit me numër 20 që ishte Gani Dreshaj, derisa te NISMA vërehet mungesa e numrit 10 që ishte Vesel Krasniqi.

Broshura u miratua me 8 vota për, do të jetë pa numra rendorë dhe me zbrazëtira në kolona, e që u kundërshtua nga anëtarët e LVV-së.

Anëtarët e LVV-së kishin kërkuar që broshura të miratohet pa ndryshime, propozim ky që mori vetëm dy vota për dhe 8 abstenime.

KËTU e gjeni broshurën e plotë që ka publikuar KQZ-ja. /Demokracia.com/

Të ngjashme