Lajme
KQZ-ja në pritje të supremes për certifikimin e rezultateve përfundimtare
Demokracia
10:47 | 10 Mars 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në mënyrë që të procedojë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i 141 vendvotimeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Demokracia.com se në QNR është duke vazhduar rinumërimi dhe se gjatë ditës do të përmbyllet ky proces.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, ka thënë Elezi.

Tutje Elezi ka bërë të ditur për Demokracia.com se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për të proceduar me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Theksojmë se gjatë së martës Demokracia.com, ka raportuar se Albin Kurti është duke bërë përpjekje që Qeverinë e re ta formojë më 25 mars, datë kjo e cila lidhet me ditën e rrëzimit të qeverisë së tij vitin e kaluar. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Rikthimi triumfalist i Kurtit, Qeverinë dëshiron ta votojë më 25 mars në njëvjetorin e rrëzimit

Të ngjashme