Lajme
KQZ-ja në pritje të Gjykatës Supreme për tërheqjen e shortit
Demokracia
09:38 | 27 Janar 2021

Share:

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion është duke pritur të përfundojë edhe çështja e ankesave në Gykatën Supreme, dhe më pas do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime.

Elezi ka thënë se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme, raporton Demokracia.com

 “KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre instituconeve. Po presim të përfundojë çështja e ankesave edhe në Gjykatën Supreme sepse pastaj KQZ mund të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve. Pasi të kemi miratuar fletëvotimin menjëherë në ditën pasuese, 2 shkurti fillon me periudhën tjetër të votimit përmes postës”, tha ai në Klan Kosova.

LEXO edhe:

Ky është vendimi i PZAP-it për Lëvizjen Vetëvendosje

Elezi mes tjerash ka konfirmuar se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është përmbyllur, dhe se po vijon faza e shqyrtimit dhe verifikimit.

 “Më 2 shkurt fillon periudha e votimit. KQZ është në shqyrtim, konfirmim dhe verifikim të aplikacioneve të cilat i kemi pranuar. Sipas të dhënave, në sistem janë futur diku rreth 120 mijë aplikacione. Gjatë verifikimit janë aprovuar rreth 44 mijë aplikacione dhe të pahapura janë dikur rreth 41 mijë email-a. Ne ende nuk mund të themi që kaq është numri i aplikuesve sepse po presim përfundimin e gjithë këtij procesi”, ka thënë Elezi.

LEXO edhe:

PZAP-i merr vendim edhe për Nismën, 12 kandidatë të saj nuk mund të garojnë

Kujtojmë se PZAP dje ka publikuar vendimet lidhur me partitë që u ankuan pas votimit që u bë në KQZ rreth certifikimit të kandidatëve./Demokracia.com

LEXO edhe:

Gani Dreshaj dhe tre kandidatë të tjerë të AAK-së mbesin jashtë listës zgjedhore

Të ngjashme