Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka informuar qytetarët se si duhet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka informuar qytetarët se si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik“, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Si të plotësohet fletëvotimi?
Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.
Në…Posted by Komisioni Qendror i Zgjedhjeve on E Diele, 7 Shkurt 2021
Njoftimi i plotë:
Si të plotësohet fletëvotimi?
Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur. Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.
Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.
Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /Demokracia.com/