KQZ-ja ka akredituar të enjten vëzhguesit e subjekteve politike, mediave dhe organizatave joqeveritare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.
Sipas KQZ-së, këtë të diel do të marrin pjesë 31 organizata me 357 vëzhgues, në procesin e vëzhgimit.
Po ashtu, u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka 40 vëzhgues, kurse Partia Demokratike 32 vëzhgues.
Në mesin e mediave që janë akredituar janë edhe mediat ndërkombëtare si Associated Press, Reuters, TRT Arabi, Al Jazeera Balkans e Anadolu Agency.
Lista partive politike, mediave dhe organizatave:
VV: 40 vëzhgues
PDK: 32 vëzhgues
Partija Kosovskih Srba: 3
Ambasada britaneze: 2 vëzhgues
ABC news: 2 vëzhgues
RTK 2: 12 vëzhgues
AP: 7 vëzhgues
ATV: 23 vëzhgues
Lajmi.net: 10 vëzhgues
EO: 8 vëzhgues
Koha: 13 vëzhgues
Arbresh info: 3 vëzhgues
Tëvë1: 14 vëzhgues
Al jazeera: 4 vëzhgues
Reuters: 7 vëzhgues
RTK: 14 vëzhgues
Top Chanel: 2 vëzhgues
TV Klan: 2 vëzhgues
RTV Dukagjini: 14 vëzhgues
Tv Nova: 2 vëzhgues
KDI: 14 vëzhgues
D4D: 7 vëzhgues