Lajme
KQZ i lejon të votojnë personat me letërnjoftim të skaduar, Daka tregon arsyen
Demokracia
16:03 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka konfirmuar se edhe personave me letërnjoftim të skaduar po u lejohet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Daka përmes një konference për media bëri të ditur se kjo ndodhi për arsye se personat në fjalë nuk kanë arritur të marrin dokumentet nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton Demokracia.com.

“Kemi lejuar, 8 anëtarë kanë votuar pro meqenëse është arsyetimi se nuk kanë mundur të marrin dokumentet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Daka.

Kujtojmë se sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Demokracia.com/

LEXO edhe:

KQZ-ja konfirmon se deri në orën 15:00, numri i votuesve është më i lartë se në vitin 2019

LEXO edhe:

Parregullsi në procesin zgjedhor në veri: KQZ njofton prokurorinë dhe policinë

 

Të ngjashme