Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të rekomandohet deputeti i cili do të zëvendësojë Vjosa Osmanin.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 7 prill, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës”, tha Elezi.
Elezi më tej, tregoi se në mbledhje do të rekomandohet kandidati i radhës për deputet që do të zëvendësojë Vjosa Osmanin.
Kujtojmë se Vjosa Osmani është zgjedhur më 4 prill Presidente e Kosovës, pas raundit të tretë të votimit pasi që mori 71 vota për, duke u bërë kështu presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. ndërsa pritet që Yllza Hoti të jetë deputetja e cila do të zëvendësojë Osmanin. Hoti ka marrë 5 mijë e 929 vota./Demokracia.com/