Sport
Kovaqiq më i miri, Chelsea 2:2 Liverpool: Notat e lojtarëve
Demokracia
19:42 | 02 Janar 2022

Share:

Kryendeshja e javës së 21-të në Premierligë ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit është mbyllur pa fitues.

Chelsea dhe Liverpooli ndan pikët në “Stamford Bridge” pasi luajtën 2:2 me katër golat e shënuar në pjesën e parë të takimit, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori i Chelseas,Mateo Kovaqiq ishte lojtari më i vlerësuar i takimit, sipas sajtit “Whoscored.com”.

Lojtari kroat u vlerësua me notën 8.6, ndërsa lojtari tjetër që u vlerësua ishte Mane që mori notën 8.0.

Po rrjedhte minuta e 9-të e takimit, kur Sadio Mane kaloi Liverpoolin në avantazh duke shfrytëzuar në maksimum një gabim në mbrojtjen e vendasve.

17 minuta më vonë në skenë doli ylli egjiptian, Salah që dyfishoi avantazhin e Liverpoolit.

Festën e mysafirëve e ndali kroati, Mateo Kovaqiq që ngushtoi avantazhin tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Ndërkohë, barazimin e solli Pulisic në minutën e parë shtesë të 45 minutave të para, pas asistimit nga Kante.

Chelsea me këtë pikë mbetet në vendin e dytë me 43 pikë, dhjetë më pak se Manchester City lider.
Liverpooli në anën tjetër ka 42 pikë në pozitën e tretë./Demokracia.com/

Të ngjashme