Lajme
Kurti në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Deri tash s’kam parë diçka të tillë, do të ishte e padëshirueshme
Demokracia
16:17 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Bashkëpunimi i paralajmëruar i Vetëvendosjes me koalicionin opozitar Lëvizja për Ndryshim Evropian, për kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nuk kontestohet nëse vjen si mbështetje nga një parti simotër.

“Nuk është e panjohur që partitë simotra të marrin pjesë në mbështetje politike të partive në shtetet tjera. Megjithatë, deri më tani nuk kam parë parti nga vende të tjera që të marrin pjesë në një proces zgjedhor, në një vend tjetër”, thotë Kovaçevski.

Ai thekson se duhet parë se çfarë kanë dashur të thonë konkretisht liderët e opozitës shqiptare me deklaratat e tyre, por thekson se duhet të kontrollohen edhe dispozitat ligjore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për të marrë pjesë formalisht në procesin zgjedhor – jo si mbështetje, por edhe për të qenë organizatore e fushatës, një parti duhet të regjistrohet në vend.

“Personat e huaj juridikë dhe fizikë nuk mund të organizojnë fushatë zgjedhore”, thuhet në paragrafin 3 të nenit 70 të Kodit Zgjedhor.

Të ngjashme