Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimtar Kovaçevski sot ishte për vizitë në “Dura Automotiv Sistems” dhe tha se është mundësi e mirë të shihet se si zbatohet ligji “Ditë e diel ditë jopune”.
Sipas tij punonjësit në këtë kompani e kanë patjetër të punojnë, por do të marrin 50% pagë shtesë.
“Me këtë paga mesatare e punonjësve që punojnë të dielën në këtë kompani u rrit”, tha Kovaçevski, përcjell Telegrafi.
Kryeministri bashkë me menaxhmentin e kompanisë, drejtorët Jovan Despotovski dhe Inspektoratin e Punës biseduan edhe me punonjësit e firmës.
“Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe vlerësohet. Ky ligj ka efekt pozitiv ndaj ekonomisë, i stimulon punëtorët dhe pozitivisht ndikon në produktivitetin”, tha Kovaçevski.