ShowBiz
Kourtney Kardashian tregon arsyen pse u nda nga Scott Disick
Demokracia
21:34 | 10 Qershor 2021

Share:

Kourtney thotë se ‘ndoshta’ do ishte ende bashkë me ishin saj, Scott Disick, nëse lidhja e tyre nuk do bëhej publike në “Keeping Up With The Kardashians”.

Në një pjesë të ribashkimit të “KUWTK”, ku shfaqen Kourtney, Kim, Kris dhe Scott Disick, kur Kourtney pyetet nga Andy Cohen nëse ajo beson se marrëdhënia e saj mund të kishte qenë ndryshe po të mos kishin ndarë aq shumë momente në kamera, Kourtney u përgjigj, “Ndoshta”.

Kjo përgjigje e befasoi Kimin, e cila tha: ‘Vërtetë !?, kurse Kourtney shtoi shpejt “Mendoj se abuzimi i substancave ishte shkaku i vërtetë”.

Scott më pas pranoi të metat e tij, duke thënë ‘Unë isha goxha i papërgjegjshëm’.

Ylli ka kohë që ka pasur probleme me alkoolizmin dhe përdorimin e drogës dhe kishte probleme edhe gjatë rehabilitimit të tij.

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick u ndanë përfundimisht në vitin 2015, ndërsa tani Kourtney po e shijon lidhjen me Travis Barker. /Demokracia.com/

Të ngjashme