Lajme
Kosovës i vijnë mbi 100 mijë vaksina kundër COVID-19 gjatë kësaj jave
Demokracia
14:44 | 25 Maj 2021

Share:

Unicef ka njoftuar se në ditët në vijim në Kosovë përmes programit COVAX Facility, do të arrijnë edhe mbi 100 mijë vaksina kundër COVID-19, gjatë kësaj jave.

Në njoftimin e Programit Unicef thuhet se Kosova ka pranuar në total 62 mijë 400 doza të vaksinës përmes COVAX Facility, përcjell Demokracia.com

“Që nga arritja e kontingjentit të parë prej 24,000 dozave të vaksinave COVID-19 në muajin mars, Kosova ka pranuar në total 62,400 doza të vaksinës përmes COVAX Facility. Në ditët në vijim pritet të arrijnë në Kosovë përmes COVAX Facility edhe 100,620 doza tjera të vaksinës COVID-19”, thuhet në njoftimin e Unicef.

Kujtomë se deri më tani Kosova ka përfituar mbi 62 mijë vaksina “AstraZeneca” përmes mekanizmit COVAX dhe mbi 11 mijë e 500 vaksina “Pfizer”, donacion nga Bashkimi Europian./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/UNICEFKosovoprogramme/posts/2969749596606155

Të ngjashme