Lajme
Kosovës i mundësohet të ketë një Zyrtar Ndërlidhës në EUROPOL
Demokracia
17:55 | 15 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me EUROPOL-in, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në këtë organizatë dhe krijohet linjë e sigurt e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Demokracia.com.

“Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurtë të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërkombëtar është tejet i rëndësishëm në përpjekjet tona për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.

Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurtë të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian.

Marrëveshjet e nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, ndërsa angazhimi ynë i përbashkët në shtimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim policor ndërkombëtar, do të vazhdoj me dinamikë të lartë./Demokracia.com/

Të ngjashme