Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21.
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 19:00, shkruan Demokracia.com.
Sfida në kryeqytet është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Shqipëria në pesë ndeshje të luajtura ka tubuar nëntë pikë dhe është e treta në tabelë, ndërsa Kosova e pesta me katër ndeshje të luajtura dhe tri pikë të tubuara.
Formacionet zyrtare:
Kosova U21: Bisinger, Hoti, Kurtulis, Sadriu, Hoxha, Krasniqi, Sabani, Lushaku, Veliu, Marleku, Zeqiri
Shqipëria U21: Tafas, Doda, Selmani, Pellumbi, Mitaj, Asllani, Celhaka, Ismailgeci, Ndrecka, Dobra, Karrica. /Demokracia.com