Sport
Kosovë – Suedi, drejtësia u besohet gjyqtarëve hungarezë
Demokracia
12:01 | 26 Mars 2021

Share:

Të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e pret Suedinë e Zlatan Ibrahimoviqit, shkruan Demokracia.com.

Për Kosovën kjo është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, derisa Suedia tashmë ka zhvilluar një dhe ka arritur fitore duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 1:0.

UEFA tashmë ka deleguar gjyqtarët ku drejtësia i është besuar hungarezëve.

Gjyqtarë kryesor do të jetë Tamas Bognar, kurse ndihmës të tij do të jenë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.

Sfida në fjalë do të zhvillohet nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme