Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
Pas fitores ndaj Qipros (0:2) dhe humbjes së hidhur nga Greqia (0:1), sonte “Dardanët” synojnë kthimin te fitorja.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Alain Giresse do të jetë nikoqire e Irlandës së Veriut.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve.
Kjo do të jetë hera e parë që këto dy skuadra do të ndeshen mes vete.
Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Kurse, irlandezo-verioreët kanë dy humbje, dy barazime dhe një fitore./Demokracia.com/