Sport
Kosovë – Greqi, bastoret ndërrojnë mendim për Kosovën
Demokracia
12:30 | 03 Shtator 2021

Share:

Kosova të dielën do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të ndeshen me Greqinë sfidë kjo që luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Derisa në ndeshjet e kaluara besimi tek Kosova kishte rënë dukshëm dhe kjo vërehej në bazë të kuotave që e vlerësonin kompanitë e basteve, pas fitores së mbrëmshme në Batumi gjërat kanë ndryshuar.

Greqia llogaritet favorite ndaj Kosovës por me një kuotë të lehtë karshi Kosovës.

Fitorja e Dardanëve kap kuotën 3.45 ndërsa ajo e Greqisë 2.45. Barazimi vlerësohet me 3.00.

Të kujtojmë se Kosova e Greqia kanë dy ballafaqime zyrtare. Në eliminatoret për Kampionatin Evropian në Prishtinë, Greqia kishte fituar me rezultat 1:2 ndërsa në Athinë kombëtaren u ndanë në barazim 0:0. /Demokracia.com

Të ngjashme