Lajme
Kosovari shkon për pushime në Greqi, i vandalizohet vetura: Dikush ia vendos flamurin serb në targa
Demokracia
12:19 | 19 Qershor 2022

Share:

Labinot Hoxha ka udhëtuar në Greqi për pushime me veturën e tij me targa të Kosovës, por me të mbërritur atje, jo gjithçka shkoi siç duhet.

Hoxha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka thënë se targat e veturës iu vandalizuan, duke iu vendosur flamuri serb në to, përcjell Demokracia.com.

Ai ka thënë se beson se kjo mund të jetë vepër e ndonjë tifozi serb të futbollit.

Postimi i plotë:

Fundjavë në Greqi me prindërit e mi. Targat e veturës së tyre janë vandalizuar nga një huligan serb i futbollit. U largua relaksimi … A nuk mund të pushojnë njerëzit nga urrejtja të paktën në fundjavë?!?./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme