Lajme
Kosovarët sulmohen në Mal të Zi
Demokracia
00:00 | 18 Shkurt 2021

Share:

Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me turistë-skiatorë kosovarë të kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi.

Një incident ka ndodhur në Mal të Zi, saktësish në qytetin Berane para pak minutave. Aty persona ende të panjohur, me mjete të forta dyshohet se kanë thyer xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin dhjetëra kosovarë.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që shkojnë atje për skijim.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme