Lajme
Kosovarët s’shpëtojnë dot nga kolonat| 46 minuta nga Prishtinë në Fushë Kosovë
Demokracia
18:56 | 15 Prill 2022

Share:

Rreth 10 kilometra largësi i kanë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me Fushë Kosovën. Megjithatë, kolonat mes të dyjave janë thuajse të përditshme.

Qytetarët sot kanë hasur në kolona të shumta në kryeqytet, të cilat po vazhdojnë edhe tash, raporton Demokracia.com.

Një qytetar i ka dërguar disa foto Demokracia.com, përmes së cilave ka treguar se ka bërë gati 50 minuta rrugë për 10 kilometra.

Siç shihet në këto pamje, kolona të gjata janë krijuar për shkak të numrit të madh të veturave.

Me mbarimin e fundjavës, shumë qytetarë me gjasë i janë drejtuar Shqipërisë, apo vendeve të tjera prej nga vijnë./Demokracia.com/

Të ngjashme