Lajme
“Kosovarët qejfli”, vazhdojnë festojnë me armë në dasma e fejesa
Demokracia
10:11 | 31 Korrik 2023

Share:

Duke qenë se kjo periudhë është me e theksuar me ahengjet familjare, si dasma e fejesa, kosovarët vazhdojnë përdorimin e armëve, si shenjë gëzimi në festat e tyre.

E në raportin 24 orësh të policisë, janë raportuar tri raste të tilla, si në Prishtinë, Shtime dhe në Vushtrri.

Në të trija rastet, personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimet e policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Kristaq Cepa, Prishtinë, 30.07.2023 – 05:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Petrovë , Shtime, 30.07.2023-14:30.I dyshuari mashkull kosovar ,në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gas e kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Glavotin, Vushtrri 30.07.2023 – 15:17. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë, gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme