Qytetarët e Kosovës janë më të lumturit në Ballkanin Perëndimor dhe të 32-tit në botë, sipas Raportit të Lumturisë në botë për vitin 2022.
Sipas raportit, nga vendet e rajonit, pas Kosovës renditet Serbia e 43-ta, Bosnja & Hercegovina e 67-ta, Mali i Zi i 75-ti, Maqedonia e Veriut e 89-ta dhe Shqipëria e 90-ta.
Në vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 33-të.
Për të përcaktuar vendet më të lumtura në botë, ekspertët analizuan të dhënat gjithëpërfshirëse nga 149 vende, duke ndjekur në mënyrë specifike performancën në gjashtë kategori. Kategoritë janë prodhimi i brendshëm bruto për politika sociale, jetëgjatësia, liria për të bërë vetë zgjedhjet në jetë, bujaria e popullsisë si dhe niveli i korrupsionit.
Vendin e parë për vitin e katërt radhazi e zuri Finlanda, ndërsa të fundit Afganistani.