Lajme
Kosovarët kanë investuar rreth miliard euro në Mal të Zi
Demokracia
13:54 | 05 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka pritur në takim ministrin për të drejtat e njeriut në Mal të Zi Fatmir Xheka.

Sipas një njoftimi për media, Shahini e njoftoi ministrin për situatën ekonomiko sociale në Kosovë dhe më gjerë dhe gatishmërinë e investitorëve kosovar për të investuar në Mal të Zi.

“Ministri Xheka tha se Qeveria e Malit të Zi ka hapur dyert për çdo investitor të cilët brenda 5 viteve të kaluara kan investuar në vlerën e tregut të sotëm rreth 1 miliard euro e që kjo promovon besueshmërinë te investitorëve dhe qytetarëve të Kosovës në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme