Sport
Kosovare Asllani jep kontribut të madh në fitoren e Suedisë në Kupën e Botës
Demokracia
10:12 | 23 Korrik 2023

Share:

Kampionati Botëror për femra ka filluar teksa vetëm një futbolliste shqiptare është pjesë e këtij kampionati dhe ajo është Kosovare Asllani.

Suedia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të Botërorit të Femrave që zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re, duke mundur me rezultatin 2-1 Afrikën e Jugut.

E protagoniste në këtë përmbysje ishte dhe futbollistja shqiptare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani.

Kapitenja e Suedisë ka dhënë një asistim të vlefshëm në minutën e fundit të ndeshjes për Amanda Ilestedt e cila realizoi me kokë për 2-1.

33-vjeçarja Kosovare Asllani qëndroi në fushë për gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte ndër lojtaret më të mira.

Kështu momentalisht Suedia është e para në grupin G, teksa ditën e nesërme do të presë rezultatin mes Italisë dhe Argjentinës.

Të ngjashme