Sport
Kosova zhvillon stërvitjen e parë nën drejtimin e Gihla – këto janë të rejat e fundit!
Demokracia
20:12 | 08 Nëntor 2021

Share:

Kosova ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Në fillim është miqësorja me Jordaninë, që do luhet në Prishtinë më 10 nëntor (18:00).

Ndërsa katër ditë më pas Dardanët përballen me Greqinë në Selanik (20:45), takimi i fundit i eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zbritur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e Primoz Gihla.

54-vjeçari slloven është përzgjedhur si trajner i përkohëshëm i Kosovës, dhe shpreson të arrijë rezultate pozitive në dy ndeshjet debutuese të tij.

Elbasan Rashani është një nga mungesat, pasi sulmuesi i Clermont në Ligue 1 ka pësuar një dëmtim. Lirim Kastrati (Legia) dhe Bersant Celina (Ipswich) janë dy mungesa të tjera, pasi është vendosur të vijojnë të jenë pjesë e klubeve, duke humbur miqësoren me Jordaninë.

Probleme fizike ka edhe Zymer Bytyqi. Lojtari ofensiv i Konyaspor në Turqi, shpreson të rikuperohet për takimin me Greqinë.

Ndërkaq në këtë stërvitje kanë munguar edhe kapiteni Amir Rrahamani dhe Arijanet Muric

Kosova renditet në vend të fundit të grupit B (4 pikë) dhe shpreson t’i mbyllë kualifikueset e Katar 2022 me një rezultat pozitiv.

Të ngjashme