Sport
Kosova zhvillon miqësore me Malin e Zi, hyrja do të jetë falas
Demokracia
15:26 | 16 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja U-20 Kosovës nesër ( e premte) zhvillon miqësore më Përfaqësuesen e Malit të Zi U-18, në konkurencën e meshkujve.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin E Rinisë nga ora 19:30, njofton FBK-ja, përcjell Demokracia.com.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në listën e përzgjedhësit të Kosova U20, Dritero Sefaja deri më tani janë 16 lojtarë, ku në listën e ngushtë do të jenë vetëm 12 lojtarë.

Ndeshja është e hapur për publikun ndërsa hyrja do të jetë falas./Demokracia.com/

Të ngjashme