Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë, shkruan Demokracia.com.
Rumania e Kosova ndeshën nesër nga ora 17:00 ndërmjet vete në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Europian “Euro 2022”.
Atmosfera në kampin e Kosovës duket shumë e mirë, derisa rezultati nga ndeshja e parë që u mbyll me barazim, jep shpresë se Kosova do të merrë edhe sot një rezultat të mirë.
Postimi i FHK-së:
Jemi në palestrën Polivalenta në Bukuresht, ku nesër nga ora 17:00 luajmë ndaj Rumanisë, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.
Nën drejtimin e selektorit Bujar Qerimi po zhvillohet stërvitja e Kombëtares sonë. Atmosfera është e shkëlqyeshme kurse djemtë tanë janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në përpjekje për rezultat tjetër të madh. /Demokracia.com