Sport
Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Austrinë
Demokracia
13:16 | 18 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, nesër nga ora 18:10 zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2021 kundër Austrisë.

Kosova tashmë ka zbritur në token austriake dhe sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje tejet të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.

Atmosfera në skuadër duke e mirë dhe më të drejtë pas suksesit historik të hendbollistëve në konkurrencën e meshkujve, pritet që edhe te femrat të kemi rezultate të mira. “Jemi në palestrën BSFZ Suedstadt ku Kombëtarja jonë e hendbollisteve po zhvillon stërvitje para ndeshjes së nesërme ndaj Austrisë. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa vajzat premtojnë më të mirën ndaj austriakeve që janë favorite.

Me ardhjen e Mirela Gjikokajt grupi aktual është kompletuar, por kemi mungesa shumë të rëndësishme. Ndeshjet me Austrinë dhe Italinë u takojnë eliminatoreve për Botërorin 2021”, ka shkruar FHK.

Të kujtojmë se Kosova pas Austrisë do të ndeshet me Italinë, sfidë kjo që luhet ditë e shtunë nga ora 18:00. /Demokracia.com

Të ngjashme