Sport
Kosova vendi më i kërkuar në “Wikipedia” pas triumfit në Tokio 2020
Demokracia
12:34 | 28 Korrik 2021

Share:

Dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kanë bërë që bota të flas dhe të mësojë për Kosovën.

Kështu suksesi  në Tokio ka bërë që njerëzit të jenë kureshtarë të mësojnë më shumë për Kosovën.

Përpos në rrjetet sociale, enciklopedia ‘Wikipedia’ ka qenë jashtëzakonisht e vizituar nga opinioni botëror.

Numri mesatar i njerëzve që kërkojnë informacione për Kosovën në ‘Wikipedia’ është 6,000.

Por në ditët kur Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, mbi 26,000 njerëz, klikuan ‘Kosovo’. /Demokracia.com

Të ngjashme