Sport
Kosova vazhdon prezantimin e mirë në garat ndërkombëtare
Demokracia
18:36 | 18 Nëntor 2021

Share:

Taekwondisti kosovar, Denis Bllaca ka bërë paraqitje të suksesshme në Kampionatin Evropian të Taekwondos për Junior, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Taekwondisti ynë shënoi dy fitore në kategorinë -59 kilogramë.

Ai mundi Farid Aliyev të Azerbajxhanit dhe J.Roder të Gjermanisë, për të hyrë në çerekfinale, ku u ndalë nga M.Bandareviq i Bjellorusisë, i cili u bë nënkampion.

Paraqitje të mirë bëri edhe Sulejman Vizdiklar, i cili shënoi një fitore ndaj Nazar Shakis të Bjellorusisë, për t’u ndalur në raundin e dytë, ku ishte paraqitur i lënduar nga lufta e parë.

Garuesit tjerë u ndalën në raundin e parë. /Demokracia.com

Të ngjashme