Sport
Kosova U21 udhëtoi për Londër, nesër ballafaqohet me Anglinë
Demokracia
12:06 | 06 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka udhëtuar drejtë Londrës ku nesër do të ballafaqohet me Kombëtaren e  Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Demokracia.com.

Shpresat e Kosovës të udhëhequr nga trajneri Michale Ness tashmë kanë arritur në Angli dhe sonte do ta zhvillojnë  stërvitjen e fundit nga ora 19:00 në stadiumin “MK Stadium” në Milton.

Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:00.

Të kujtojmë se Kosova ka zhvilluar një ndeshje në këto eliminatore dhe ka marrë një fitore duke e mposhtur Andorrën me rezultat 2:0. /Demokracia.com

Të ngjashme