Sport
Kosova U21 sot përballet me Andorrën
Demokracia
11:12 | 04 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvilloj ndeshjen e parë në muajin qershor.

Për Dardanët e rinj kjo do të jetë ndeshja e tetë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror pasi ndodhen në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën Çeke,Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Kundërshtari i sotëm i Përfaqësueses së Kosovës U21 është Andorra me takimin që do të zhvillohet në Estadi Nacional me fillim nga ora 18:00.

Djelmoshat e Albert Bunjakut synojnë të rikthehen te fitoret pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Kosova pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë grup ka grumbulluara tetë pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, ku me një fitore eventuale kalojnë në të tretin.

Ndërkohë Andorra mbetet e fundit pa asnjë pikë pas shtatë dueleve të zhvilluara.

Të ngjashme