Sport
Kosova U21 përballet sot me Slloveninë, kërkohet fitore
Demokracia
12:16 | 25 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës U21 e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” do të përballen me Slloveninë, takim ky që zhvillohet në ora 18:00. Albert Bunjaki do të jetë në krye të djelmoshave kosovarë, pas shkarkimit të ish trajnerit, Michael Nees.

Bunjaki ka thënë se synimi i tij në 5 ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të mirren 40 deri 50 përqind e pikëve në dispozicion, por sipas tij qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2023. /Demokracia.com

Të ngjashme