Kampionati i Kosovës në futboll është në pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, derisa Drita këtë pushim do ta shfrytëzoi më së miri pasi do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21.
Ndeshja do zhvillohet te enjten si para përgatitje para takimit të Kosovës që e luan ndaj Anglisë.
“Ndeshje miqësore KOSOVA U21 – FC DRITA
Klubi jonë, FC DRITA do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjtën 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali”, shkroi klubi gjilanas. /Demokracia.com