Sport
Kosova U20 luan kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen për vend të pestë të Ballkanikut
Demokracia
13:50 | 09 Shtator 2022

Share:

Kombëtarja U20 e Kosovës, sot, e premte, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Ballkanik, i cili po zhvillohet në Shqipëri, kundër Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 15:00.

Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Blendi Haxhikadrija patën një eksperiencë të mirë në këtë Kampionat Ballkanik, duke u ndeshur edhe favoritin e këtij kompeticioni, Turqinë, në Grupin A.

Kujtojmë se Kosova kishte mposhtur Maqedoninë e Veriut ditë më parë, në një miqësore para Kampionatit Ballkanik, të zhvilluar në Gjakovë.

Të ngjashme