Sport
Kosova U17 përfundon paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar të Henbollit
Demokracia
12:19 | 04 Mars 2023

Share:

Të shtunën paradite hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e fundit në Kampionatin Mesdhetar që prej 27 shkurtit u mbajt në Nafplio të Greqisë.

Në ndeshjen e fundit vajzat tona pësuan nga Italia me rezultat 29:19. Kosova U17 përfundoi garimin në vendin e tetë.

Por më shumë se renditja, peshë ka përvoja shumë e madhe që kanë fituar hendbollistet kosovare gjatë kësaj jave shumë të ngarkuar me ndeshje.

Të ngjashme