Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nis stërvitjet për tri ndeshjet e muajit shtator që i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Dardanët fillimisht e 2 shtator do të ndeshen me Gjeorgjinë në Tbilis, ndërsa me 5 dhe 8 shtator përballen me Greqinë përkatësisht Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri.
Bastorët tashmë kanë dhënë parashikimin për ndeshjen Gjeorgji – Kosovë e cila luhet të enjten nga ora 18:00.
Është skuadra gjeorgjiane që favorizohet pasi fitorja e saj kap kuotën 2.00, ndërsa ajo e Kosovës 3.80. Barazimi vlerësohet me 3.30.
Gjithsesi, jo rrall kuotat mashtrojnë kështu që Kosova nuk është se nuk ka gjasa për fitore në këtë sfidë shumë të rëndësishme. /Demokracia.com