Lajme
Kosova synon pakësimin e përdorimit të qeseve plastike
Demokracia
22:34 | 04 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Që nga janari i vitit të ardhshëm qeset plastike në krejt Kosovën do të bëhen me pagesë.

Ky vendim u mor nga ministria e mjedisit, pas një hulumtimi të bërë në teren.

“Mënyra ma e mirë është vendosja e një takse për qese plastike, në fillim duhet me u bë një udhëzim administrativ që rregullon çështjen e pagesës dhe kemi mendu që prej janarit 2023 të fillojmë me i bë qeset me pagesë.”, tha Linda Çavdarbasha, zv.ministre në MMPHI.

Shitësit janë pro vendimit, bile kanë edhe këshilla që çmimi t’u vendoset sa më i lartë në mënyrë që të përdoren sa më pak.

Nga ministria thanë se po synojnë që viteve në vijim, qeset e plastikës që janë të dëmshme për shëndetin e ambientin, të largohen krejtësisht nga përdorimi.

Të ngjashme