Lajme
Kosova synon anëtarësim të shpejt në Kartën e Adriatikut
Demokracia
21:13 | 17 Prill 2022

Share:

Aleanca Veri-atlantike mbetet qëllimi i madh.

Por anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon plotësim të disa parakushteve, për çka dikasteri i mbrojtjes ka ndezur motorët. Një ndër to, nisma rajonale SHBA – Karta e Adriatikut.

Për të marrë statusin e anëtarit të rregullt nga ai vëzhgues, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një plan 5 pikësh për t’i kontribuuar procesit.

Promovimi dhe zbatimi aktiv i detyrave të FSK-së është parësorja, siç tregon Sefer Isufi, shef i komunikimeve strategjike në  Ministrinë e Mbrojtjes, derisa synohet edhe bashkëpunimi me shtetet partnere në atë që njihet si “Smart Defense”.

Të ngjashme