Kosova sonte nis ëndrrën drejt kualifikimit për kampionatin Botëror, derisa përballë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka kombëtaren e Suedisë.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe për fat të keq do të luhet pa tifozë për shkak të situatës me koronavirus, shkruan Demokracia.com.
Trajneri Bernard Challandes, edhe në këtë sfidë ka telashe për shkak të lëndimeve, e ku më të theksuarat janë Valon Berisha e Amir Rrahmani.
Në anën tjetër Suedia është e kompletuar.
Ku pritet të jetë formacioni i mundshëm i këtyre dy kombëtareve
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Kryeziu, Voca, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.
Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinson, Forsberg, Claesson, Olsson, arsson, Ibrahimovic, Isak. /Demokracia.com