Basketbollistët e Kosovës të martën mbrëma kanë stërvitur në “Arena Naestved”, aty ku të mërkurën do të përballen me Danimarkën.
Ky takim zhvillohet nga ora 18:00 dhe i takon parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”, përcjell Gazeta Express.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) bëri të ditur se “stërvitja ka shkuar sipas planit dhe të gjithë lojtarët po japin maksimumin, ndërsa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë”.
Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm.
“Dardanët” do të kenë të mërkurën në mëngjes një stërvitje dhe më pas do të përballen me danezët.
Kosova ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka ka mundur në udhëtim Zvicrën 46:60. Vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.
Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, “Dardanët” më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës.