Sport
Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Greqinë
Demokracia
09:09 | 04 Shtator 2021

Share:

Kosova duket më e motivuar se kurrë. Dardanët pas fitores në Gjeorgji, sot zhvillojnë stërvitjen e  fundit para duelit të nesërme që e luajnë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes do të zbres në fushë nga ora 19:30 për t’i nisur stërvitjet, ndërsa gjysmë ore më herët tekniku zviceran do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të flas për pritshmëritë e kësaj ndeshjeje.

Të kujtojmë se po të njëjtën dite edhe ekipi kombëtar grek do ta zhvillojë një stërvitje në stadiumi “Fadil Vokrri.

Ndeshja Kosovë – Greqi luhet nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme