Sport
Kosova sot e luan ndeshjen e dytë miqësore kundër Holandës
Demokracia
09:46 | 06 Prill 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futsall pas rezultatit të mirë që mori dje ndaj Holandës në miqësoren e zhvilluar në qytetin Zeist, sot do ta zhvillojë një tjetër ndeshje, shkruan Demokracia.com.

“Dardanët” e “Tulipanët” do të ndeshen ndërmjet veti dy herë brenda 24 orëve dhe mbetet të shihet kush do të ngadhënjejë këtë herë.

Të kujtojë se sfida e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, derisa Kosova ishte më afër fitores por nuk shënoi nga dy penallti nga 10 metra.

Këto janë dy testet e para për trajnerin Arben Simitçiu që mori drejtimin e Kombëtares së Kosovës pas largimit të Ramadan Cimilit. /Demokracia.com

Të ngjashme