Sport
Kosova sonte kërkon fitore në “Fadil Vokrri”, ndeshet me Andorrën
Demokracia
09:02 | 28 Mars 2023

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur dje stërvitjen e fundit para përballjes kundër Andorrës që luhet sonte nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrrri” në Prishtinë.

Atmosfera në radhët e “dardanëve” para këtij dueli është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për ta shijuar fitoren e parë në rrugën drejt realizimit të objektivit madhor – kualifikimit në Evropian.

Pas arkëtimit të një pike të rëndësishme si mysafirë në Tel Aviv kundër Izraelit, Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet para tifozëve “dardanë”, e gatshme për të dhuruar emocion e spektakël, por edhe për të arkëtuar tri pikët e plota. /Demokracia.com

Të ngjashme