Sport
Kosova siguron një tjetër medalje, Fazliu kalon gjysmëfinalen e Lojërave Mesdhetare
Demokracia
14:10 | 30 Qershor 2022

Share:

Laura Fazliu i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Xhudistja kosovare triumfoi në gjysmëfinale kundër garueses algjeriane, Amina Belkadi, shkruan Demokracia.com.

Fazliu e ka të sigurt deri më tani medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu realizoi “Ëazari” 1:38 minuta pa mbaruar lufta. Në finale Laura do të përballet me spanjollen Cristina Perez Cabana.

Paraprakisht, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha fituan medalje të artë, respektivisht të bronztë në sportin e xhudos./Demokracia.com/

Të ngjashme