Sport
Kosova siguron medalje në turneun “IESF World Championship” në video-lojërën “Dota2”
Demokracia
19:04 | 17 Nëntor 2021

Share:

Ekipi nga Kosova ka siguruar medaljen e bronztë në turneun “IESF World Championship” në sportet elektronike.

Skuadra kosovare zuri vendin e tretë në video-lojërën “Dota 2”, njofton Federata Esports Kosova, shkruan Demokracia.com.

Në garë për vendin e tretë, ekipi përfaqësues i Kosovës mposhtën Hungarinë.

Kjo federatë ka njoftuar se djemtë e Kosovës nesër (e enjte) do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Kupës.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

KOSOVA SIGURON MEDALJE NE DOTA2.

Me fitoren kunder Hungarise Kosova siguroi TOP 3 ne IESF World Championship Eilat 2021.

Neser ata do te vazhdoje rrugetimin e tyre drejt kupes kunder Çekise. /Demokracia.com

Të ngjashme