Sport
Kosovë – Shqipëri, përballje miqësore për nder të 17 Shkurtit
Demokracia
15:52 | 03 Shkurt 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për të organizuar një ndeshje miqësore mes veteranëve  të Kosovës dhe Shqipërisë për nderë të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Siç mëson Demokracia.com, ndeshja pritet të luhet me 16 shkurt në fushën me bari artificial në Brestovik të Pejës.

Përveç mysafirëve të shumtë dhe ish yjeve të futbollit kosovar dhe atij të Shqipërisë, mysafir i FFK-së pritet të jetë edhe numri një i FSHF-së, Armand Duka. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme