Sport
Kosova shpreson në përkrahjen e tifozëve për ndeshjen e hendbollit ndaj BeH
Demokracia
20:46 | 06 Mars 2023

Share:

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera te Kosova është shumë e mirë. Skuadra e hendbollit po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Bosnje e Hercegovinës, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.

Sipas tij, motivi te lojtarët është shumë i madh: “Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë”.

Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe”.

“Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa, njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe te ekipi i hendbollit.

Ndeshja Kosovë – Bosnje e Hercegovinë luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024